Cakolli: Renditja e Kosovës në të njëjtën listë me Rusinë e Kinën, mesazhi më i ashpër diplomatik nga ShBA-të

Cakolli: Renditja e Kosovës në të njëjtën listë me Rusinë e Kinën, mesazhi më i ashpër diplomatik nga ShBA-të

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.

Sipas Cakollit, në rreth dy dekada prej kur ekziston ky mekanizëm, ShBA e ka pezulluar apo ndërprerë dialogun vetëm me Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën, duke thënë se ky është mesazhi më i ashpër diplomatik nga ShBA-të.

“Renditja e Kosovës në të njëjtën listë me Rusinë e Kinën, përveç se është mesazhi më i ashpër diplomatik nga SHBA-të, është edhe një alarm i madh për kredibilitetin ndërkombëtar të vendit”, ka shkruar Cakolli.

Related Articles