Plagoset nga arma e zjarrit një person në Pejë, i dyshuari arratiset

Plagoset nga arma e zjarrit një person në Pejë, i dyshuari arratiset

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Papa Klementi”, në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se viktima po trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës, teksa i dyshuari ndodhet në arrati.

“Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugen ‘ Papa Klementi’ në Pejë, ka të shtëna me armë, njësitet relevante kanë dalë ne vend ngjarje aty është kuptuar se si pasoj e këtyre të shtënave një përson është plagosur nga arma e zjarrit, i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia”, ka deklaruar Rugova.

Related Articles