Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nuk ishte pjesë e protestës së sotme në Hagë, por tha se me sy e zemër ishte atje, raporton Gazeta “Enigma”.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, tha se sot me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi.
“Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi. Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj”, tha Krasniqi. /Gazeta Enigma/