Një person me inicialet D.N., është arrestuar nga autoritetet kosovare në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, nën dyshimet për krime lufte.
Në një komunikatë të Përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, thuhet se D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit.
Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.