Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të hënë ka bër hapjen e fushtës për zgjedhjet e 12 tetorit në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë tabim të pranishëm janë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, kandidati për kryetar të kësaj komune, Arbër Ismajli, si dhe deputeti lutfi Haziri.
Abdixhiku në fjalën e tij tha se Gjilani mendjen e paska nda, Arbëri po vjen më 12 tetor. “Arbër Ismajli kryetari i ri i Komunës së Gjilanit”, tha ai.
“Sonte në këtë tubim të dinjitetit dh shpresës jemi mbledhur në zemrën lindore të Republikës së sonë, Gjilanit tonë, në këtë qytet që gjithmon ka ditur të qëndroj drejt edhe në kohë shumë më të vështira edhe në kohë të mira, qytet i kulturës i dijes, i pathyeshëm në identitet dhe i përkushtuar në qytetari”.
“Jemi këtu jo vetëm për të mbajtur një takim të rëndomt elektoral që qenka bërë një tubim i madh, jemi për të shënuar një kthes që ky qytet e meriton një kthes që sjell një frymë tjetër të qeverisjes me mendje të kthjellët, me duar të pastërta e me zemër të përulur”, tha Abdixhiku.