Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një deklarate ka thënë se Kosova nuk ka shënjestruar asnjë nga institucionet shëndetësore që operojnë në katër komunat veriore, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në platformën “X”, Bislimi ka thksuar se Kosova nuk i ka shënjestruar as ato ilegale të themeluara nga Serbia.
“Kosova nuk ka targetuar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat në veri. Madje as ato ilegale të themeluara nga Serbia (askush nuk e kupton domethënien ligjore të termit të përdorur zakonisht “Serbia run institutions in Kosovo”)”, tha ai.
Bislimi tutje ka shtuar se “në vend të kësaj, Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe akomodim maksimal për stafin shëndetësor”.
Sipas tij inspektorët vendorë kanë mbyllur përkohësisht funksionimin e një fondi, që lëshonte fatura në mënyrë të paligjshme dhe kryente transaksione.
“Inspektorët vendorë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht funksionimin e një fondi, i cili lëshonte në mënyrë të paligjshme fatura dhe kryente transaksione, derisa të paraqiten provat përkatëse. Të gjithë jemi vërtet të impresionuar nga aftësia serbe për të manipuluar opinionin publik me prodhimin masiv të lajmeve të rreme, por është me rëndësi të madhe t’i trajtojmë ato si mjet propagande dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Bislimi.
1/4 Kosova has not targeted any health institution operating in the four municipalities in the north of our country. Not even those illegal ones established by Serbia (nobody understands the legal meaning of the usually used term “Serbia run institutions in Kosova”).— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 16, 2025