Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhir që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Zhur të Prizrenit, në drejtim të pikëkalimit kufitar Vërmicë.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë gjithsej tetë vetura, ndërsa rruga ishte bllokuar përkohësisht për shkak të përmasave të ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar se pas intervenimit të njësive përkatëse, situata është stabilizuar dhe lëvizja është kthyer në normalitet.
“Jemi informuar nga njësia policore për menaxhimin e autostradës se nga ky moment rruga e cila ka qenë e bllokuar në drejtim të PKK Vërmicë, është liruar dhe qarkullimi është kthyer në normalitet”, thuhet në njoftim.