Brugge e “shkatërron” Monacon, Copenhagen e ndal Leverkusenin

Brugge e “shkatërron” Monacon, Copenhagen e ndal Leverkusenin

Dy befasi kanë ndodhur të enjten mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Club Brugge shpartalloi Monacon derisa Copenhagen mori një pikë ndaj Bayer Leverkusenit.

Skuadra belge ishte e shkëlqyer në shtëpi ndaj gjigantit francez, për të shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1.

Monaco e kishte rastin e artë për të avancuar megjithatë Maghnes Akilouche dështoi nga pika e bardhë.

Pas kësaj, Brugge e mori krejtësisht dominimin. Nicolo Tresoldi me një gol të bukur pas asistimit të Vanaken zhbllokoi rezultatin (32’).

Vetëm shtatë minuta më vonë Onyedika përfitoi nga asistimi i Forbs për të dyfishuar epërsinë (39’).

Kurse, për golin e tretë u përkujdes Hans Vanaken me një eurogol nga distanca (43’).

Fitoren e thellë të Brugge pastaj e vulosi Diakhon, i cili ishte harruar në zonë dhe përfitoi nga asistimi i Seys (75’).

E tëra që bëri Monaco ishte goli i nderit, nga ish talenti i Barcelonës Ansu Fati (90+1’).

Në anën tjetër, Copenhagen e ka fituar një pikë në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 2:2.

Skuadra daneze zhbllokoi rezultatin pas vetëm nëntë minutave lojë përmes Jordan Larsson (9’).

Leverkusenin pastaj e ktheu në lojë mbrojtësi Alejandro Grimaldo që realizoi një supergol nga distanca (82’).

Vetëm pesë minuta më vonë, Robert me një gol nga afërsia ia ktheu epërsinë Copenhages (87’).

Sidoqoftë, vendasit ishin plotësisht të pafat, ku Hatzidiakos shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin (90+2’).

Related Articles