Podujevë: Dyshohet se e rrahu gruan dhe e largoi nga shtëpia, lirohet në procedurë të rregullt

Podujevë: Dyshohet se e rrahu gruan dhe e largoi nga shtëpia, lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftur se një burrë në Podujevë, dyshohet se e ka rrahur gruan e tij dhe e ka detyruar të largohej nga shtëpia, raporton Gazeta Enigma.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, teksa i dyshuari është intervistuar tre ditë më pas. Më pastaj ai është liruar.

“DHUNË NË FAMILJE – Podujevë 15.09.2025 – 13:30. Me 18.09.2025 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se me datën e cekur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës bashkëshortes së tij dhe po ashtu dyshohet se e ka detyruar viktimën të largohet nga shtëpia. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Related Articles