Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Ramiz Lladrovcit.
Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe të qartë, Krasniqi ka thënë:
“Në PDK, partinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të Jakup Krasniqit, askush nuk mundet me vendos kushte. PDK nuk është pronë e individëve – por është amanet!”
Kjo deklaratë u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj Lladrovcit, i cili kohëve të fundit ka pasur deklarata publike që janë konsideruar si presion ndaj lidershipit të partisë lidhur me procesin zgjedhor në degën e Drenasit.
Krasniqi theksoi se PDK mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të saj themelore dhe se askush nuk është mbi partinë apo trashëgiminë që ajo përfaqëson.