Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk do të bëhet më kryeministër i Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ai tha se qytetarët më nuk mashtrohen me patetizma populist.
“Jam i bindur se qytetarët e Kosovës nuk mundem me u mashtru me patetizma populist. Nuk mundesh me i mashtru, me i thanë qytetarit se me ambasadat kemi dallime diplomatike. Nuk mundesh me i mashtru me iu thanë që i kam dhënë nga 20 euro shtesa fëmijëve, e ua kam marrë kah 100 euro më shumë në fatura të rrymës e me iu thanë më thuani faleminderit” tha ai.
“E kanë dëshmu, a ia dhanë gati 400 mijë vota për qeveri, ku është Qeveria? Albin Kurti s’bëhet më kryeministër i Kosovës. Me pas pas mundësi, ish bë deri tash se 48 deputetë i ka”, tha Krasniqi.