“Faktet po demantojnë pretendimet e opozitës” – Murati: Ekonomia vazhdon të rritet

“Faktet po demantojnë pretendimet e opozitës” – Murati: Ekonomia vazhdon të rritet

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se ekonomia e vendit po vazhdon të rritet, raporton Gazeta “Enigma”.

Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), përmes një postimi në Facebook Murati bëri të ditur se Bruto Produkti Vendor është rritur me 4.58% në tremujorin e dytë të vitit 2025.

“Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025. ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes”, tha Murati.

Ai shtoi se me këtë postim po i demanton pretendimet e opozitës lidhur me gjendjen ekonomike të vendit.

“Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”, theksoi Murati.

Related Articles