Zbulohen mesazhet që quan deri te suspendimi i 4 policëve të Njësisë Speciale

Zbulohen mesazhet që quan deri te suspendimi i 4 policëve të Njësisë Speciale

Katër zyrtarët policorë që u suspenduan për shkak se komentuan zgjedhjen e kryekuvendarit Dimal Basha brenda një grupi privat në rrjetin social Viber, janë rikthyer në punë pas 3 ditësh suspendimi.

Avokatja e policit Sami Hoti, Arbenita Zija-Aliu, ka konfirmuar se policët janë rikthyer në punë.

“Rreshteri Sami Hoti së bashku me tre policët e tjerë, para pak minutash u kthyen në detyrat policore. Policia e Kosovës ka vlerësuar se në rastin e Sami Hotit nuk ka pasur shkelje disiplinore dhe ka vendosur që ta kthejë atë në detyrën ku ka qenë. Ky vendim dëshmon një qasje të matur dhe të drejtë, duke e trajtuar këtë rast me vlerësim profesional dhe kredibilitet institucional”- ka njoftuar avokatja.

Mediat kanë publikuar edhe bisedën që çoi në suspedimin e këtyre 4 policëve.

Related Articles