Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se këtë të diel Sekretarja e Përgjithshme e Partisë, Vlora Çitaku, do të mbajë një konferencë për media, raporton Gazeta “Enigma”.
Konferenca do mbahet në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë.
Kjo konferencë është caktuar për ora 13:00, por nga partia nuk është bërë e ditur arsyeja ose temat që do të trajtohen gjatë kësaj paraqitjeje për gazetarët.