Operacion policor në tri lokacione në Vushtrri – Arrestohen katër persona

Operacion policor në tri lokacione në Vushtrri – Arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar në Vushtrri gjatë një operacioni policor të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Aksioni u realizua në tri lokacione, dy në fshatin Ropicë dhe një në qytetin e Vushtrrisë ku të dyshuarit akuzohen për “Detyrim”, ndërsa një prej tyre ishte në arrati për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Arratisje të personave të privuar nga liria”.

‘’Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri për kontrollin e shtëpive të katër (4) personave të dyshuar, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri (3) lokacione, dy (2) në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një (1) lokacioni në qytetin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftmin e Policisë.

Tutje ata kanë njoftuar se “nga ky operacion policor janë arrestuar tre (3) persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

Me vendim të prokurorit, katër të pandehurit ndalohen për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar.

Related Articles