Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën “Wesley Clark” në Gjakovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka njoftuar se viktima derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se në një moment e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetet dhe ka përfunduar jashtë rruge duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij me targa vendore dyshohet se në një moment e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetet dhe përfundon jashtë rruge duke u duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti” ka njodftuar Policia përmes raportit 24-orësh.
Tutje ata kanë njoftuar se “në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.