Remi: As 24 orë s’i duhen VV-së me i formu institucionet

Remi: As 24 orë s’i duhen VV-së me i formu institucionet

“Aspak më shumë se 24 orë nuk i duhen Lëvizjes Vetëvendosje që ti krijoj institucionet kredibile”, tha ish-komandant Remi në një deklaratë për media, ku edhe ka theksuar se është pro koalicionit të LVV dhe PDK, por jo vetëm, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se edhe më parë edhe tani një koalicion të mundshëm me më pak se 70 vota as s’do ta kishte provuar.

“Po ta them edhe me numra. Asnjëherë koalicion me më pak se 70 vota s’kisha provua. Unë e mendoj se duhet të jetë një koalicion me më së paku 70 vota. Po, por jo vetëm. Kur them 70 vota besoj kuptohet çka dua të them. Unë nuk besoj që jemi para një momenti politik ku s’ka zgjedhje, ku s’ka rrugëdalje prej këtu ku jemi.  Aspak më shumë se 24 orë nuk i duhen Lëvizjes Vetëvendosje që ti krijoj institucionet kredibile”, deklaroi ai.

“Unë jam komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vij prej politikës dhe nuk vij prej jashtit, kam qenë gjatë gjithë kohës këtu, e kam njohur ambientin politik gjithë. Shesh edhe mediat thonë se s’ka pasur probleme të mëdha në regjionin e Prishtinës, ndoshta është si pasojë se i kam njohur njerëzit dhe i kam angazhuar të gjitha potencialet që kanë qenë në atë kohë, qoftë edhe OJQ-të për me u vu në shërbim të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Remi në Debat Plus.

Gjithë jetën më kanë lodhur, më lidhin edhe tani koalicionet ku je i varën prej dy ose tri votave.

“Po dua me dalë deri te momenti kur unë kam dashtë meqenëse koalicioni i madh që u quajt në atë kohë PDK-LDK. Kam qenë i shtyrë prej një qëllimi që sot po e them publikisht për herë të parë. Më patën lodh idetë për me i fal dikujt që i ka dy deputet tre, tre ministra, katër. Koalicionet e ngushta gjithherë me kanë lodhur, gjithherë kam dashtë që te ketë variante më të mëdha. Unë edhe në këto momente tash njësoj mendoj, deklaroi ai.

“Mendoj që nuk guxon as në mendje me i shkua Albin Kurtit as kurrkujt tjetër me ndërtua koalicion me rrezik të dy tri votave. Ne e dimë ku jetojmë dhe e dimë që jeta e rëndë e jona shpesh herë, qëllimisht po them e jona qëllimisht është përdoruar, sepse jetën e kemi bërë të rëndë”, tha ish komandant Remi.

Sipas tij vendimi për Bashën ka qenë aksident, por nuk duhet ta lëmë si të tillë.

“Vendimi politik ka qenë i domosdoshëm ndryshe nga që ka rrjedh deri sot. Unë pajtohem me juve që ka qenë aksident, por ne nuk duhet ta lëmë si aksident Dimal Bashën. Qëllimshëm Lëvizja Vetëvendosje bashkë me një pjesë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë ardhur deri në atë pikë me vendos një kryetar që kanë mundur me zgjedh edhe të tjerë, ka pasur shumë emra të tjerë që sot nuk ishin kundërshtuar as prej nesh këtu për arsye të popullatës së Kosovës”, deklaroi ai.

Remi ka theksuar tutje se këto gjëra “sikur kanë dashtë me e mundur qëllimisht shoku-shokun, ose subjekti -subjektin me një emër që sot po përfolët shumë. Unë besoj që nuk duhet të fitoj askush mbi këto fatkeqësi, jo marrëveshje adekuate politike në vendin tonë. Neve na mungojnë marrëveshjet institucionale të duhura të menduara mirë edhe sot për themelimin e institucioneve bazë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles