Presidentja Osmani kujton kolonel Ahmet Krasniqin në 27-vjetorin e vrasjes

Presidentja Osmani kujton kolonel Ahmet Krasniqin në 27-vjetorin e vrasjes

Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi, në 27-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se Krasniqi – ministri i parë i Mbrojtjes së Kosovës – mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe vizionit për një Kosovë të lirë.

“Ai u vra në mënyrë të pabesë, viktimë e një akti të mjerë që synonte të ndalte përpjekjet për liri. Por, edhe pse u vra koloneli, nuk u vra ëndrra për Kosovën e lirë. Trashëgimia e tij është e gjallë në çdo hap të shtetndërtimit tonë, ndërsa zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim moral dhe institucional”, tha Osmani.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”, u shpreh tutje e para e vendit. /Gazeta Enigma

Related Articles