SC Gjilani ka shënuar fitore të ngushtë në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.
Përballja në Ferizaj ishte tejet e barabartë nga fillimi, me mysafirët që në fund u larguan me pikët e plota me rezultat 0:1.
Dallimin e bëri goli i vonshëm i Robert Rrahmanit, që shënoi me një goditje të bukur pas një aksioni të shpejtë (84’).
Gjilani dominoi në pjesën më të madhe të kohës kësisoj lehtësisht mund të shënonte edhe së paku dy gola, megjithatë assesi s’arritën t’i konkretizonin.
Ndërkohë, Ferizaj provoi më shumë që ta befasonte kundërshtarin përmes disa kundërzbritjeve, të cilat gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.
Krejt në fund, “Skifterët” e gjetën prapë rrugën drejtë rrjetës – këtë herë me anë të Senad Jarovic (90+4′), por që VAR-i e anuloi.
Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e shtatë pikëve kurse Ferizaj mbetet me gjashtë sosh.