Vdekja e Petrovcit, reagon kryeparlamentari Basha: Humbëm një figurë të shquar të kulturës sonë

Vdekja e Petrovcit, reagon kryeparlamentari Basha: Humbëm një figurë të shquar të kulturës sonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar pas vdekjes së aktorit Enver Petrovci, duke thënë se Kosova dhe mbarë arti shqiptar “sot humbën një nga figurat më të shquara të kulturës sonë”.

“Me dhembje të thellë pranova lajmin për largimin në amshim të aktorit të mirënjohur. Enver Petrovci ishte dhe do të mbetet nga ikonat e spikatura të skenës dhe ekranit shqiptar, një aktor me shpirt të madh, me talent dhe me vepra të shumta që do të jetojnë ndër breza. Ai i dha jetë qindra personazheve, por mbi të gjitha i dha frymë teatrit, kinematografisë dhe artit tonë kombëtar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë popullore”, shkroi Basha.

“Me këtë rast, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, miqve dhe kolegëve të të ndjerit, dashamirëve të artit dhe mbarë komunitetit artistik. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, u shpreh tutje i pari i Kuvendit. /Gazeta Enigma

Related Articles