“Kosova e para në Evropë për siguri, sukses i jashtëzakonshëm”

“Kosova e para në Evropë për siguri, sukses i jashtëzakonshëm”

Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit 2025, të publikuar nga Instituti Amerikan Gallup. Me 94 nga 100 pikë të mundshme, vendi ynë vlerësohet si një nga shtetet më të sigurta për qytetarët e vet.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky është një sukses i jashtëzakonshëm që dëshmon profesionalizmin e institucioneve të sigurisë dhe etikën e lartë qytetare.

“Siguria e qytetarit është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë dhe institucioneve të Republikës. Me 94/100 pikë, vendi ynë shënon një sukses të jashtëzakonshëm për vlerësimin e duhur të sigurisë, rendit dhe përkushtimit ndaj shoqërisë. Jemi të bindur se ky sukses është rezultat i profesionalizmit të institucioneve të sigurisë dhe etikës së lartë të qytetarëve tanë”.

“Si ministër i brendshëm përfitoj nga rasti të falenderoj çdo pjesëtar të strukturave të sigurisë për përgjegjësinë e lartë dhe çdo qytetar për kontributin e përditshëm. Çdo sukses është për ne vetëm një shtysë e re për më shumë punë e përkushtim”, ka shkruar në Facebook ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Related Articles