Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava uron Distria Krasniqin

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava uron Distria Krasniqin

Distria Krasniqin dhe mbarë popullin e Kosovës e uron Bashkësia Islame dhe kreu i saj, Naim ef. Tërnava, për paraqitjen dinjitoze të saj në Tokyo 2020, ku fitoi medaljen e artë në Judo – kategoria deri 48 kilogram.

Postimi i plotë:

Sot, në Tokio të Japonisë, ku po mbahen Lojërat Olimpike, xhudistja jonë, Distria Krasniqi shkëlqeu që ditën e parë, duke fituar me plot meritë medaljen e artë në Olimpiadën “Tokio 2020”, e dyta kjo për Kosovën.

Distria, sot na bëri krenarë me rangimin në vendin e parë, duke ngritur lartë para tërë botës flamurin tonë, dhe duke prezantuar në formën më të mirë rezultatet e sportistëve të Kosovës. Sportistët tanë, duke na përfaqësuar me krenari e dinjitet, ka kohë që janë kthyer në ambasadorët më dinjitoz në arenën ndërkombëtare .Urimet më të sinqerta Distria, përzgjedhësit Kuka, popullit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Presim shkëlqimin edhe të sportistëve të tjerë në olimpiadë gjatë ditëve në vijim.Urime Kosovë, jemi të Artë që ditë e parë, Zoti i ndihmoftë djemtë e vajzat tona!Myftiu i Kosovës,Naim ef. Tërnava./Gazeta Enigma/

Sot, në Tokio të Japonisë, ku po mbahen Lojërat Olimpike, xhudistja jonë, Distria Krasniqi shkëlqeu që ditën e parë,…Posted by Bashkësia Islame e Kosovës on Saturday, July 24, 2021

Related Articles