Policia ka njoftuar se gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Dy raste janë raportuar në Pejë, një në Prishtinë, një në Gllogoc dhe një në Kaçanik.
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 22.09.2025 – 00:00. Është iniciuar rasti ku të përfshirë kanë qenë bashkëshortët, bashkëshortja si viktimë. Policia ka konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarit. I dyshuari është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Gllogoc 22.09.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 22.09.2025 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Kaçanik 22.09.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-me probleme psikike-mendore, nën dyshimin se i njëjti vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij. I dyshuari fillimisht është dërguar në QKMF-Kaçanik për tretman mjekësor, e pastaj në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Pejë 22.09.2025 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën -nënën e tij. Njësitet policore gjatë bastisjes në banesë kanë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje e substancave narkotike dhe letra për mbështjelljen e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Pejë 22.09.2025, 09:00. Është raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.