Supremja refuzon ankesën e VV-së ndaj Listës Serbe

Supremja refuzon ankesën e VV-së ndaj Listës Serbe

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të 17 shtatorit.

Sipas këtij vendimi, PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga VV-ja kundër Listës Serbe, lidhur me pretendimet për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, pasi e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pathemeltë”, thuhet në një njoftim të kësaj gjykate.

Në ankesën e VV-së të paraqitur në PZAP më 15 shtator theksohet se ” subjekti politik Srpska Lista gjatë tubimit të hapjes së fushatës zgjedhore ka ekspozuar parullën “svi za brata milana”, duke shprehur kështu përkrahjen për Milan Radojiçiq, i cili është shpallur në kërkim nga institucionet e Republikës së Kosovës si organizator i sulmit terrorist në Banjska të vitit 2023″.

Related Articles