92 produkte kozmetike të padeklaruara ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

92 produkte kozmetike të padeklaruara ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Njësitë doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë ndaluar një udhëtar, në bagazhin e të cilit u gjetën 92 copë produkte kozmetike të padeklaruara.

Sipas njoftimit të Doganës, kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe kërkon deklarim të detyrueshëm, si dhe pagesë të taksave doganore.

“Mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit përgjegjës janë duke u ndjekur procedurat ligjore.

Dogana u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të respektojnë detyrimet ligjore lidhur me deklarimin e mallrave, për të shmangur ndalime, konfiskime apo ndëshkime të mëtejshme, si dhe për të kontribuar në mbrojtjen e tregut të brendshëm”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës.

Related Articles