Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovëa për kryetare të Pejës, Arta Vokshi-Nallbani në një deklaratë për media ka folur në lidhje me përvojën e saj në politikë, raporton Gazeta “Enigma”.
E pyetur se a është ndjerë ndonjëherë e paragjykuar si grua në politikë, ajo u shpreh se është përballur me një gjë të tillë.
“Po, mund të them që prej ditës së parë paragjykime ka pasur. Qyteti i Pejës edhe njerëzit ku kam kaluar procese jetësore, të punës, të shoqërisë më njohin si një tip i balancuar në jetë. Nuk jam tip që bëj shumë zhurmë, por as tip që jam shumë e qetë dhe i lë gjërat të rrjedhin”, tha ajo në DPT te Fidani.
“Mundohem t’a ngris zërin për ato çështje që mua nuk më pëlqejnë edhe që i kisha bërë ndryshe. Pavarësisht paragjykimeve të mëdha, duke filluar nga mosha, e pastaj ndoshta edhe prej gjinisë, misionin tim nuk dua ta ndalë”, u shpreh ajo.