Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, pritej të votohej buxheti

Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, pritej të votohej buxheti

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.

Si pikë e rendit të ditës ishte votimi i buxhetit për vitin 2026. 

Kryetari i Kuvendit, Fehmi Kupina, tha se mbledhja është thirrur me kërkesë të kryetarit Përparim Rama dhe se janë dërguar gjitha materialet në kohë. 

“Konstatoj se s’kemi kuorum për mbajtje të mbledhjes. Ju falënderoj dhe konstatoj këtë seancë të mbyllur”, tha Kupina. 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nga foltorja kritikoi opozitën për “sabotimin” e proceseve zhvillimore për kryeqytetin.

“Faleminderit të gjithë atyre që janë prezentë në këtë seancë të jashtëzakonshme që kemi ftuar me miratuar buxhetin për vitin 2026. Falënderoj nga zemra të gjithë që jeni prezentë. Po e shihni se opozita në mënyrë destruktive vazhdon me i sabotuar proceset e zhvillimit të kryeqytetit. Vazhdon me qenë bllokuese. Për këtë arsye ftojë qytetarët e kryeqytetit të reflektojnë, që më 12 tetor t’ia tregojnë vendin secilit asamblist që e ka bllokuar, sabotuar dhe vazhdon të sabotojë këtë proces demokratik, të zhvillimit dhe transformimit të kryeqytetit. Më 12 tetor uroj të kemi shumicë me të cilën vazhdojmë me transformimin e mirëfilltë të kryeqytetit ashtu siç kemi bërë këto 4 vjet. Faleminderit për prezencën, ju uroj ditë të mirë sot dhe fitore më 12 tetor”, tha Rama. 

Related Articles