Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar në përvjetorin e rënies heroin dhe rreshterin e Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në një postim në Facebook, Osmani ka pohuar se Bunjaku ra ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.
“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën”.
“Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm”.
“Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka thënë Osmani.