KFOR: S’kemi identifikuar shkelje me dronë që mund ta rrezikojnë sigurinë në Kosovë

KFOR: S’kemi identifikuar shkelje me dronë që mund ta rrezikojnë sigurinë në Kosovë

KFOR-i ka deklaruar se nuk ka identifikuar shkelje të hapësirës ajrore përmes dronëve që do ta cenonin sigurinë  në Kosovë. 

Në përgjigjen e KFOR-it thuhet se çdo aktivitet në hapësirën ajrore koordinohet me KFOR-it, ashtu që “të shmangen tensionet” dhe që të ketë siguri. 

“Ne nuk kemi identifikuar shkelje përmes dronëve që mund ta cenojnë sigurinë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, prandaj KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe kapaciteteve që ka në dispozicion”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it. 

“KFOR-i mbetet në kontakt të ngushtë me institucionet e sigurisë së Kosovës dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë”, ka thënë më tej KFOR-i. 

Related Articles