Osmani viziton Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty kishte kryer studimet dhe kishte ligjëruar për disa vite

Osmani viziton Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty kishte kryer studimet dhe kishte ligjëruar për disa vite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një vizitë në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kishe studiuar ajo e më pas edhe kishte ligjëruar për disa vite aty, raportonGazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre në mbështetje të ekspertëve dhe kuadrove të jashtëzakonshëm, të cilët sot japin kontribut të çmuar në Kosovë.

“Ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite, për të shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre në mbështetje të ekspertëve dhe kuadrove të jashtëzakonshëm, të cilët sot japin kontribut të çmuar në Kosovë”, ka shkruar ajo.

“Investimi në arsim është investim në të ardhmen, dhe për Kosovën, mbështetja amerikane në këtë fushë ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar”. /Gazeta Enigma/

Related Articles