Malisheva ka vazhduar me përforcime edhe pas fillimit të sezonit në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Skuadra bardhekaltër ka rikthyer në futbollin kosovar mesfushorin argjentinas Agustin Rojas.
Rojas i cili luan si mesfushorë ofensivë sezonin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës së Re.
Njoftimi i plotë:
Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë futbollistin e ri, mesfushorin, Agustin Rojas.
Fantazisti argjentinas është i rritur në Racing në Argjentinë, ndërsa është paraqitur edhe në Superioren e Shqipërisë me Erzenin, ndërsa së fundi ishte pjesë e Prishtinës së Re, duke qenë aty një nga lojtarët kyç.