Dy shtëpi janë bastisur nga xhandarmëria serbe në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, raporton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi, i cili ka konfirmuar se xhandarmëria serbe ka bastisur dy shtëpi të shqiptarëve në fshatin Konçul të Komunës së Bujanovcit, por që ende nuk dihen shkaqet.
“Ende nuk kemi njohuri shumë. Këshilli Kombëtar ka dalë në terren, por ende nuk kemi njohuri. Ajo që dimë është se kanë hy në dy shtëpi”, deklaroi ai për “Enigmën”.
“Janë shqiptare, Konçuli është kryesisht shqiptarë”, tha Rexhepi. /Gazeta Enigma/