Flet Lladrovci për audio-incizimin: Nuk shantazhohem, incizimi është i prerë dhe i sakatuar

Flet Lladrovci për audio-incizimin: Nuk shantazhohem, incizimi është i prerë dhe i sakatuar

Pas publikimit të audio-incizimit të Ramiz Lladrovcit ku përmenden miliona euro dhe prona të Komunës, mbajti konferencë për media.

Lladrovci theksoi se ‘nuk shantazhohet dhe se incizimi është i prerë dhe i sakatuar’.

Kryetari i Drenasit potencoi se vendimet i merr gjykata dhe se komuna i ndjek procedurat ligjore.

Gjithashtu shtoi se çdo marrëveshje për pronat duhet të kalojë përmes Kuvendit të Komunës.

“Vendos gjykata sipas vendimit të saj dhe ne i ndjekim procedurat. Në momentin kur unë kam qenë duke kryer projektin e parkingut për qytetarë që e kanë shërbim pa pagesë ne kemi dërguar kërkesë për lirimin e pronës. Me keqardhje gjykata ka vazhduar këto procedura me shmangien e detyrës së saj. Në momentin që kemi marrë masat në orën 15:55 e kemi marrë shkresën e Gjykatës së Apelit ku pezullon vendimin tonë dhe kthen lëndën në rigjykim. Çdo vendim e pranoj, kur nuk pajtohem ndjek procedura. Krejt problemi i auto-incizimit është kjo pronë, ku pronarët kanë provuar të më shantazhojnë”, vazhdoi Lladrovci.

Kryetari i Drenasit, deklaroi se ‘ata kanë gjetur njeriun e gabuar se unë nuk shantazhohem’.

“Për fat të keq kanë gjetur njeriun e gabuar se unë nuk shantazhohem. Çfarëdo marrëveshje që kisha bërë me pronarin pa kaluar në Kuvendin e Komunës nuk kishte mundur të jetë e zbatueshme. Nuk mundemi pronën me 10 ari sepse kam 10 hektarë e 32 ari pronë për të cilën kemi plan ndërtim të lartë. Ne i kemi thënë edhe atij që e ka publikuar video-incizimin se është i prerë e i sakatuar dhe ftojmë të kërkojë video-incizimin e plotë të atij që ka incizuar. Ne jemi në proces hetimor”, u shpreh Lladrovci./GazetaEnigma

Related Articles