Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë edhe të mërkurën.
Në këtë seancë do të vazhdojë paraqitja e provave, nga dëshmitarët që janë ftuar nga ana e mbrojtjes.
Seanca parashihet të nisë nga ora 09:00.
Këtë javë pritet që në sallën e gjyqit të paraqiten dy dëshmitarë.