Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aksidentit në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 30 të tjerë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ai tha se është i tronditur nga kjo ngjarje.
“Jam i tronditur me ngjarjen tragjike të mengjesit të sotëm, ku në Kroaci, një autobus i linjës Gjermani – Kosovë, është aksidentuar, më çrast sipas raportimeve, fatkeqësisht ka edhe viktima.Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për udhëtarët që kanë pësuar lëndime në këtë aksident tragjik”, ka shkruar Limaj.
Ai gjithashtu u shpreh se u jemi tejet mirënjohës autoriteteve në Kroaci për angazhimin e menjëhershëm për tu dalë në ndihmë udhëtarëve që po ktheheshin nga Gjermania për në vendlindje./Gazeta Enigma/