Covey: Thaçi ishte djalë i ri, ambicioz, përpiqej të ishte i suksesshëm

Covey: Thaçi ishte djalë i ri, ambicioz, përpiqej të ishte i suksesshëm

Ka nisur edhe sot dëshmia e ish-zëvendësit të Bernard Kouchner, Jock Covey në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seanca nisi për Hashim Thaçin, për të cilin dëshmitari amerikan tha se nuk kishte marrë shumë pjesë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të lëvizjes së UÇK-së.

“Nuk më befason që ai e ndjente nevojën që ai të bënte të qartë përkrahjen e tij të fortë, për udhëheqjen e UÇK-së. A do të ishte e suksesshme apo jo, kjo ishte diçka me vete asokohe, unë thjesht mund të hamendësoj”.

Covey tha se Thaçi ishte një djalë i ri që përpiqej të ishte i suksesshëm.

“Ai ishte një djalë i ri në përpjekje për të qenë i suksesshëm, ishte një situatë në të cilën ai nuk kishte aspak përvojë, ai përpiqej të pozicionohej, dhe këtu duhet tështoj një histori që nuk e kam ditur asokohe. Ka pasur një raport që ai mbante municione në male, unë nuk kam parë ndonjëherë prove që të ketë ndodhur kjo rregullisht, por ishte djalë i ri ambicioz, sepse donte të arrinte diku. Nuk mendoj se kjo cenon gjykimin tonë apo ndryshon qëndrimin tonë sa i takon marrëdhënies me UÇK-në dhe as nuk kondtradikton gjëra që ka thënë e që janë publike”, tha tutje dëshmitari.

Related Articles