Maqedonci takon zyrtaren e lartë të NATO-s: Synojmë aleancën Veri-Atlantike, FSK po zhvillohet sipas standardeve të saj

Maqedonci takon zyrtaren e lartë të NATO-s: Synojmë aleancën Veri-Atlantike, FSK po zhvillohet sipas standardeve të saj

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të enjten ka takuar Zëvendës-Ndihmësen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Burcu San, me të cilën diskutuan për çështje të shumta lidhur me sigurinë, sfidat, arritjet dhe bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n përmes Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të kësaj aleance.

“Gjatë këtij takimi theksova faktin që Republika e Kosovës synon të bëhet pjesë e aleancës së madhe të NATO-s, dhe bazuar në standardet e kësaj aleance jemi duke vazhduar zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, jo vetëm sa i përket sistemeve të armatimit, por gjithashtu dhe edukimit të kuadrove profesionale ushtarake sipas doktrinave të shteteve partnere”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se pjesëmarrja e FSK-së në misionin Interflex me Mbretërinë e Bashkuar dhe Koalicionin e Deminimit, me qëllim trajnimin e trupave ukrainase në luftën kundër agresorit rus, është tregues jo vetëm i orientimit drejt politikave demokratike euro-atlantike, por edhe i nivelit të lartë të përgjegjësisë dhe kapaciteteve profesionale të krahasueshme me ushtritë e tjera.

Related Articles