Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, ku ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet ka dhënë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Osmani ka theksuar se përkrahja e Islandës ka qenë e veçantë sidomos në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për projekte me interes të ndërsjellë dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.