Maqedonci e pret në takim shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë

Maqedonci e pret në takim shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë

Gjatë ditës së sotme, Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, e ka priturnë takim Gjeneralin Selçuk Bayraktaroglu, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Maqedonci ka vlerësuar se Turqia është partner i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm i shtetit tonë.

‘‘Me Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu, diskutuam rreth situatës së sigurisë në Ballkan por dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërmjet dy shteteve’’, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Sot kisha nderin që të pres në takim Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Turqia është partner i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm i shtetit tonë.

Me Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu, diskutuam rreth situatës së sigurisë në Ballkan por dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërmjet dy shteteve.

E falenderova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy ministrive dhe ushtrive, që vije dhe si rezultat i urave të ndërtuara përmes kulturës dhe ekonomisë.

Gjeneral Bayraktaroğlu më siguroi se do të vazhdojë bashkëpunimi në trajnimin e pjesëtarëve, ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisht në fushën e industrisë së mbrojtjes përmes dhe bashkëpunimit me kompaninë shtetërore MKE dhe kompani të tjera.

Të dy u dakorduam që Kosova ka vendin në NATO, dhe hapat e ndërmarr në transformimin e FSK-së, e bëjnë Kosovën në të ardhmen e afërt aleat të vyer të aleancës euro-atlantike.

Related Articles