Policia tregon gjendjen e të plagosurit në Shirokë të Suharekës

Policia tregon gjendjen e të plagosurit në Shirokë të Suharekës

Mbrëmjen e së shtunës një person ka mbetur i plagosur në Shirokë të Suharekës, ku sipas policisë, deri te ngjarja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tre personave, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia tha se i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

Shirokë-Suharekë/ 04.10.2025-22:50. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në mes tre personave,  i dyshuari m/k ka shtënë me armë zjarri duke qëlluar viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin e Prizrenit i cili pas intervenimit kirurgjik është liruar. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia përmes raportit. /Gazeta Enigma/

Related Articles