Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në seancën plenare të samitit të Procesit Brdo-Brion, u vendos që rruga evropiane është një rrugë strategjike për rajonin dhe deklaroi se pati mosmarrëveshje mes tij dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Këtu nuk ka shtete, ne shkojmë vetëm me emra, kështu që kjo është diçka që është një trashëgimi e mirë e këtij procesi. Kam thënë dhe kam folur për atë lloj hipokrizie, standarde të dyfishta, ku secili prej nesh në fakt përpiqet të marrë diçka në kurriz të tjetrit dhe kemi pak qasje të përbashkët në zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiq për gazetarët.
Ai tha se në samit u diskutua edhe për integritetin territorial.
“Imagjinoni kur Vjosa Osmani vjen dhe flet për integritetin territorial dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Dhe pastaj barku juaj kthehet përmbys, dhe të gjithë të tjerët dëgjojnë, duke tundur kokën…Kështu që ne ia kujtuam ditët e saj të turizmit në Kombet e Bashkuara, uruam më shumë turizëm në jetën e saj dhe kaq”, tha Vuçiq.
Ai deklaroi se në samit u theksua se do të punonin bashkë për integrimin evropian.