Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE

Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, dhe Sekretaren e Shtetit të Sllovenisë për Çështje Evropiane, Neva Grashiq.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet e Kosovës me Austrinë dhe Slloveninë. Gjithashtu, Osmani thuhet se ka kërkuar përkrahjen e këtyre dy shteteve për Kosovën për të shtyrë aplikimin e Kosovës për shtet kandidat të BE-së.

“Më tej, Presidentja Osmani theksoi progresin e Kosovës në zbatimin e reformave evropiane dhe kërkoi përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave kufizuese të BE-së, duke i cilësuar ato të pajustifikuara në raport me arritjet e vendit. Po ashtu, Presidentja Osmani tha se shpreson se këto dy vende mike do të jenë ndër zërat më të fuqishëm për të shtyrë përpara aplikimin e Kosovës për shtet kandidat të BE-së, ashtu siç e kanë vepruar me disa shtete të rajonit më parë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Related Articles