Lipjan: Gjendet pa shenja jete një burrë

Lipjan: Gjendet pa shenja jete një burrë

Policia ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në Lipjan, rast i cili po hetohet nga policia.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës thuhet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles