FSK-ja pajiset me dron SkyDagger 15 të prodhimit turk

FSK-ja pajiset me dron SkyDagger 15 të prodhimit turk

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me dronë “SkyDagger 15”, të prodhimit turk, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes.

Droni ‘SkyDagger 15’ ka mundësinë të fluturojë deri në 36 minuta, arrin shpejtësi deri në 130 km/h dhe mund të bartë ngarkesa deri në 5 kilogramë.

Ai përdoret për filmime ajrore, kërkim-shpëtim, inspektime teknike dhe transportimin e pajisjeve të vogla në zona të paarritshme.

Related Articles