Nuk e fiton Donald Trump, por María Corina Machado Nobelin për Paqe

Nuk e fiton Donald Trump, por María Corina Machado Nobelin për Paqe

Politikanja María Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025.

“Viti 2025 i shkon një kampioneje të guximshme dhe të përkushtuar të paqes, një gruaje që e mban flakën e demokracisë të ndezur mes një errësire në rritje”, tha komiteti për fitoren e Machados.

Ata shtuan: “Si udhëheqëse e Forcave Demokratike në Venezuelë, Maria Corina Machado është një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të guximit civil në Amerikën Latine.

Kohët e fundit, Machado ka qenë një figurë kyçe bashkuese në një opozitë politike që dikur ishte thellësisht e përçarë, një opozitë që gjeti terren të përbashkët në kërkesën për zgjedhje të lira dhe qeveri përfaqësuese.”

Për këtë çmim është përfolur edhe emrin i presidentit amerikan, Donald Trump.

Related Articles