Incidenti me armë në kryeqytet, Policia jep detaje

Incidenti me armë në kryeqytet, Policia jep detaje

Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës rreth një ore më parë, aty ku po ndiqej ndeshja Serbi-Shqipëri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana.

Ai ka thënë se është arrestuar personi i dyshuar ndërsa nuk ka të lënduar.

”Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar.” tha ai.

Related Articles