Elanga: Synojmë hakmarrje ndaj Kosovës, dua ta kualifikoj Suedinë në Botëror

Elanga: Synojmë hakmarrje ndaj Kosovës, dua ta kualifikoj Suedinë në Botëror

Sulmuesi i Newcastle Unitedit Anthony Elanga ka shprehur vendosmërinë për të ndihmuar Suedinë të marrë revansh ndaj Kosovës në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve të Kupës së Botës, që zhvillohet sonte në stadiumin “Ullevi” të Goteborgut.

Në shtator, Suedia u mposht 2–0 në Prishtinë – një humbje që u cilësua si dështim i madh nga mediat suedeze. Por, Elanga thotë se ekipi është i përgatitur për të treguar një fytyrë tjetër.

“Jam shumë i revanshshtuar. E di sa shumë do të thotë kjo ndeshje për popullin suedez dhe për mua personalisht. Kam humbur një Botëror më parë kur u mundëm nga Polonia me 2–0, dhe nuk dua që historia të përsëritet. Dua ta çoj Suedinë në Botëror”, tha ai për “Dagens Nyheter”.

Ndeshja Suedi – Kosovë luhet sonte në orën 20:45, në një “Ullevi” të mbushur plot

Related Articles