Me flamuj kuq e zi dhe simbolet e UÇK-së, veturat nga Kosova nisen për në Shqipëri

Me flamuj kuq e zi dhe simbolet e UÇK-së, veturat nga Kosova nisen për në Shqipëri

Vetura nga Kosova me flamujt kuq e zi dhe me tri germat “UÇK” shihen në drejtim të Shqipërisë.

Sot qytetarë nga gjitha trojet shqiptare do të bëhen bashkë në sheshin “Skenderbej” në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Nga Shqipëria do të jehojnë thirrjet e shqiptarëve “Drejtësi per çlirimtarët”.Nga Kosova në drejtim të Hagës, qytetit holandez, të mërkurën janë nisur edhe rreth 150 motoristë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kosovës me bluza të veshura me mbishkrime “Liria ka emër”. Nga Haga, marshi i tyre do të vijojë edhe drejt Brukselit.

Përkrahje për protestë kanë deklaruar politikanë të ndryshëm shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, teksa nga Kosova pritet të nisen rreth 60 autobusë me qytetarë që do t’i bashkohen protestës në Tiranë.

Autoritetet në Shqipëri dje kanë deklaruar se ‘Rruga e Kombit’ do të jetë pa pagesë për qarkullim sot me 17 tetor për të gjithë qytetarët në shenjë solidarizimi me protestën.

Kujtojmë se protestë në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së u organizua edhe në Prishtinë dhe në Hagë.

Related Articles