Çfarë ndikimi mund të ketë protesta në procesin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Çfarë ndikimi mund të ketë protesta në procesin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Sot po mbahet protestë në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati Anton Nrecaj në një prononcim pë Gazetën Enigma, deklaroi se protestat janë mjete demoktratike për të shprehu pakënaqësitë ndaj një çështje të caktuar.

“Protesta është një mjet demokratik i shprehjes së një pakënaqësie ndaj një çështje të caktuar, por Gjykata vepron komplet e pavarur dhe nuk mundet me pas kurrfarë ndikimi. Protesta është vetëm një shenjë, një përkrahje morale dhe një kërkesë që të njëjtit persona që i kemi të akuzuar mos të dënohen, kjo s’ka të bëjë me me ndikime sepse s’mundet me pas asnjë ndikim”, u shpreh Nrecaj për Enigmën.

Tutje, theksoi se kjo protestë mund të ketë ndikim në procesin e gjykimkt kur takohen gjyqtarët të caktuar me emra e mbiemra ku anatemohen si në rastin e prokurorit Jack Smith.

“E ndikime në proces mundet me pas vetëm atëherë kur takohen gjyqtarët të caktuar me emra me mbiemra ku anatemohen sikur në rastin e prokurorit të Prokurorisë Speciale Jack Smith ku ka pasur informacione, ka pasur edhe njerëz që janë deklaruar se i njëjti ju ka ofruar një shumë parash për të deklaruar kundër ish-krerëve të UÇK-së. Në këto situata natyrisht që duhet me marr dikush përgjegjësinë se si ka ardhur deri te ajo”, u shpreh avokati për Enimgën.

Sipas tij, e vetmja gjë që mund të ketë ndikim në proces të gjykimit ështe Kuvendi i Kosovës

“I vetmi organ i cili mundet me pas ndikim është Kuvendi, sepse Gjykata Speciale është krijesë e e cila ka dalë me ligj dhe ka kaluar nga Kuvendi j Kosovës dhe i njëjti mundet me shpërbë. Por, që shpërbërja e Gjykatës i ka dhe pasojat politike, sepse dihet se ka qenë në pyetje ose me kriju Kosova këtë gjykatë ose do të krijohej nga Kombet e Bashkuara një gjykatë e cila do të ishte ndoshta edhe më keq sa i përket trajtimit të rasteve për krime lufte, aq më tepër kur në Gjykatë Speciale kur për disa jemi në fazën vendimtare”, theksoi Nrecaj.

Tutje, avokati potencoi se përfundimit nuk i dihet, sikurse është detyruar Kosova ta krijoj, ashtu mundet edhe ta zhbëj Gjykatën Speciale

“Kështu që është shumë e vështirë të bëhet një ndërhyrje e tillë, por që në politik kurr si dihet. Forcat e mëdha të politikës ashtu si kanë detyruar Kosovën me e kriju këtë gjykatë ato munden edhe me e zhbërë”, përfundoi Nrecaj për Enigmën.\GazetaEnigma\

Related Articles