Përfundon protesta, Krasniqi: Vetëm UÇK-ja dhe drejtësia mund t’i bashkojnë shqiptarët kështu

Përfundon protesta, Krasniqi: Vetëm UÇK-ja dhe drejtësia mund t’i bashkojnë shqiptarët kështu

Ka përfunduar protesta e organizuar sot në Tiranë në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së, shkruan Gazeta Enigma.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas protestës, ka thënë se vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kërkesa për drejtësi për historinë e saj mund t’i bashkojnë shqiptarët me kaq emocione dhe krenari.

“Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës. Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë deri në fund”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka theksuar se kërkesa e të gjithëve është e qartë: “Drejtësi dhe vetëm drejtësi! Liri për çlirimtarët tanë!”.

Related Articles